ASH: Ndalimi i gazetarit Marin Mema, një dëshmi që Maqedonia e Veriut është shtet policor


Pas ndalimit nga ana e policisë së Maqedonisë së veriut të gazetarit Marin Mema ka raguar partia Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës.
“Rasti i gazetarit të mirënjohur shqiptar Marin Mema, i cili u ndalua nga policia e Maqedonisë së Veriut së bashku me ekipin e tij të programit”Gjurmë” pa asnjë arsyetim është edhe një dëshmi që Maqedonia e Veriutështë shtet policor, dhe larg shteteve demokratike europiane.

Dënojmë ashpër sjelljen e policisë së Maqedonisë së Veriut që ka ndaluar ekipin bashkë me Marin Memën, sepse kjo ndalesë nuk ka qenë erastësshme por e njejta ka qenë e porositur nga zyrtar të lartë tëpolicisë, sipas rëfimit të vetë policit shqiptar që kanë ndaluar Marin Memën.
Kjo ndalesë e porositur nxjer në pah edhe tendencën e shërbimeve sekretetë policisë të cilët e kanë njohur sipas të gjitha gjasave edhe misionine gazetarit Marin Mema, i cili po kryen nje mision profesional por edhe kombëtar në zbulimin zonave të banuara me shqiptar të cilët gjatëhistorisë janë detyruar të internohen dhe të dëbohen ashtu siç ështërasti me Qytetin e Prilepit, dhe sot kemi një Prilep të pastër etnik vetëm me maqedonas”, thonë nga partia e Ziadin Selës.

Sipas kësaj partie është e turpshme për partinë shqiptare në pushtet BDI, që për mbi 20 vite në pushtet, nuk ka aritur të reformojë policinë e shtetit nga një mentalitet albanofob, të cilët nuk tregojnë as respektin më të vogël për nje ekip gazetarësh të cilët duan ta bëjnë punen e tyre.

Baby Boo