ASH mbështet nismën e VMRO-së për shpërndarjen e Kuvendit


Deputeti Syrija Rushiti nga Aleanca për Shqiptarët (AA) sot deklaroi se marrëveshja që më 12 prill të zhvillohen zgjedhje parlamentare duhet të respektohet dhe se ata do të mbështesin shpërbërjen e Kuvendit pa dallim se kush do e sjell nismën për shpërbërjen e tij.

“Nëse vazhdojmë kështu joseriozisht të sillemi me kësi lloj marrëveshje, AA në mënyrë serioze do e shqyrtojë mundësinë për pjesëmarrje në të ardhmen për këto takime. Marrëveshja e këtij takimi ishte që më 12 prill duhet të mbahen zgjedhje dhe nuk shoh asnjë arsye që kjo të mos ndodhë”, u shpreh Rushiti.

Pa dallim se kush do e sjell nismën për shpërbërjen e Kuvendit, deputetët e Aleancës për Shqiptarët do të votojnë për të.

Baby Boo