ASH: Masat e qeverisë duhet të nxisin mbajtjen e punëtorëve në punë

Kushtet, që punëdhënësit duhet t’i plotësojnë për shfrytëzim të ndihmës shtetërore, të paraparë në masën 1, të paketës së dytë të Qeverisë, për mbështetje të sektorit privat, në vend që të motivonin punëdhënësit të mbajnë punëtorët në punë, ka nxitur të kundërtën.
Çregjistrimi i punëtorëve nga puna i detyroi ata të shfrytëzojnë masën 4 të masave të të njëjtës paketë, e cila është vetëm një përshtatje me nenin 68 të Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, që edhe ashtu ju mundëson punëtorëve kompensim në para prej 50% të pagës mesatare të punëtorit bazuar në 24 muajt e fundit të punës së tij, varësisht nga përvoja e punës që ka.

Detyrimi i punëtorëve të shfrytëzojnë masën 4 në kushte krize dëmton punëtorët sepse ndërprerja e marrëdhënies së punës ju ndërpret edhe përvojën e punës duke i detyruar të përdorin një të drejtë, të cilën nuk do të mund ta shfrytëzojnë në kushte normale, që ua mundëson ligji në fjalë si rezultat i përvojës së punës që ata kanë. Nga ana tjetër shteti nëpërmjet Agjencisë për punësim edhe ashtu duhet të bëjë kompensimin, vetëm se nuk është arritur efekti i masave të kësaj pakete për mbajtjen e punëtorëve në punë, që do duhej të ishte synimi kryesorë i masave të qeverisë në këto rrethana.

Baby Boo

Prandaj, Aleanca për Shqiptarët apelon që të ndërhyhet në masën 1 të paketës së dytë të masave të qeverisë, duke e përshtatur atë me nevojat e biznesit edhe atë:
– Bizneseve të goditura nga kriza, në vend 50%, t’u mundësohet 100% subvencionimi i kontributeve të pagave të punëtorëve në nivel të pagës minimale. Bazuar në numrin e të punësuarve në veprimtaritë e goditura nga kriza para së gjithash hoteleri, turizëm dhe transport që (sipas ESHS të RMV, IV/2019) është 72 743 të punësuar dhe kontributeve prej 107,6 euro të llogaritura në pagën minimale nevojiten 15.6 milion euro për dy muaj. Që do të thotë që 7.8 milion eurove t’u shtohen edhe 7.8 milion euro shtesë pra 100% që masën 1, të masave të qeverisë do ta bënte më të pranueshme, duke kontribuar në mbajtjen e punëtorëve në punë.
Atë që bizneset kanë bërë gjithmonë për shtetin, është koha që shteti ta bëjë për ta.

Aleanca për Shqiptarët,
13.04.2020

****

Владините мерки треба да го поттикнат задржувањето на работниците на работа

Условите што работодавачите мора да ги исполнат за употреба на државна помош, предвидена во мерката 1 од вториот пакет на Владата, за поддршка на приватниот сектор, наместо да ги мотивираа работодавачите да ги задржат работниците на работа, го поттикнува спротивното.
Отпишувањето на работниците ги присили да ја искористат четвртата мерка од истиот пакет, што е само адаптација на член 68 од Законот за вработување и осигурување во случај на невработеност, што сепак им овозможува на работниците да бидат обештетени во готовина од 50 % од просечната плата на работникот заснована врз последните 24 месеци од својата работа, во зависност од работното искуство што го има.
Обврската на работниците да ја искористат оваа мерка во услови на криза им штети на работниците затоа што престанокот на работниот однос го прекинува и нивното работно искуство, принудувајќи ги да користат право, кое нема да можат да го користат во нормални услови, предвидени со овој закон, како резултат на работното искуство што го имаат. Од друга страна, државата, преку Агенцијата за вработување, сепак треба да надомести, само што не е постигнато ефектот од мерките на овој пакет за задржување на работниците на работа, што треба да биде главната цел на владините мерки во овие околности.
Затоа, Алијансата за Албанците апелира да се интервенира во мерка 1 од вториот пакет мерки на владата, прилагодувајќи го на потребите на бизнисот и тоа:
– Бизнисите погодени од кризата, наместо 50%, да имаат можност 100% да ги субвенционираат придонесите за платите на работниците на ниво на минимална плата. Врз основа на бројот на вработени во активностите погодени од кризата, пред сè хотелите, туризмот и транспортот кој (според ДЗС на РМВ, IV / 2019) е 72 743 вработен и придонеси од 107,6 евра пресметани во минимална плата имаат потреба од 15,6 милиони евра за два месеца. Што значи дека ќе бидат додадени дополнителни 7,8 милиони евра на 7,8 милиони евра, значи 100% што би ја направило 1-та мерка на владини мерки поприфатлива, што придонесува за задржување на работниците на работа.
Тоа што бизнисите секогаш го правеле за државата е време државата да го направи истото за нив.

Алијанса за Албанците,
13.04.2020