ASH kërkon ti merr komisionerët Lëvizjes Besa

Partia Aleanca për Shqiptarët kërkon që ti merr komisionerët e Lëvizjes Besa dhe kjo fill pasi kjo e fundit vendosi të jetë pjesë e koalicionit me LSDM-në , por partia shqiptare e opozitës nuk tregon se ajo ka një koalicion me parti e cila është në qeveri informon Tetova sot.

Baby Boo

Mirëpo Neni 2 pika 10 përcakton se opozita përbëhet nga partitë politike të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar numër më të madh të votave dhe ato janë VMRO-DPMNE dhe Lëvizja Besa .

Në anën tjetër vetë Aleanca për Shqiptarët e ka pranuar se Lëvizja Besa ka qenë partia më e madhe opozitare në zgjedhjet e fundit Parlamentare .
Edhe Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski, lidhur me këtë cështje në një emision debativ “Studio e Hapur” tha se nëse Lëvizja BESA vendos të koalicionojë me LSDM-në, atëherë të gjitha të drejtat si parti e dytë opozitare nga zgjedhjet e kaluara do t’i takojnë Aleancës për Shqiptarët.
Mirëpo në vijë të kësaj Anëtari i KSHZsë, Enver Salihi përmes një deklarate e sqaroi opinionin lidhur me deklaratën e kryetarit të KSHZsë, Derkovski.

Ja sqarimi i plotë i Salihit:
“Përshkak të interesimit të madh të opinionit kisha dashur që publikisht të prononcohem lidhur me deklaratat që i dha kryetari I KSHZ për një TV të caktuar mendoj se janë ta pasakta dhe të bazuara në mendim personal dhe nuk janë qëndrim oficial i KSHZ-së që vepron si organ kolektiv.
Pët t’i sqaruar gjitha dilemat po ua citoj dispozitat ligjore nga Kodi Zgjedhor me zbërthimin e se cilave edhe laiku më i madh do ti ketë të qarta këto dilema.

Neni 2 pika 10 përcakton se opozita përbëhet nga partitë politike të cilat në zgjedhjet e fundit
parlamentare kanë fituar numër më të madh të votave(VMRO-DPMNE dhe Lëvizja Besa)

Neni 38 pika 5 njërin anëtarë dhe zëvendsi e këshillit zgjedhor (vendvotim) e caktojnë partitë politike
që janë në opozitë që në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar numër më të madh të
votave(VMRO-DPMNE dhe Lëvizja Besa )

Neni 38 a pika 8, 2 antëtarë dhe zv anëtarët e këshillave zgjedhor (vendvotim në PDK) emërohen nga
partitë politike në opozitë të cilët kanë fituar numër më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare (VMRO-DPMNE dhe Lëvizja Besa)

Neni 75 gj pika 1 gjatë procesit zgjedhor radiodifuzerët mundet të emetojnë program politik me pagesë në kohëzgjatje prej 9 minutave , nga të cilat 4 minuta janë të parapara për partitë politike në pozitë (LSDM BDI ), 4 minuta për partitë politike në opozitë të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar numër më të madh të votave(VMRO DPMNE dhe Besa)

Neni 75 gj pika 12 hapsira reklamuese e portaleve dhe mediumeve të shtypura ndahet si vijon:

më së shumti 45 për qind e hapsirës reklamuese mundet të shrytëzohet nga partitë politike që janë në pozitë e të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar numër më të madh të votave(LSDM BDI)
më së shumti 45 për qind e hapsirës reklamuese mundet të shrytëzohet nga partitë politike që janë në opozitë e të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar numër më të madh të votave(VMRO BESA)

Restorant Lumare