ASH kërkon përgjegjësi nga koalicioni “Mundemi”


Pikë së pari, si çdo qytetar i vendit tonë ndjehemi të indinjuar nga pakujdesia e personave të etur për pushtet, të cilët jo vetëm se kanë shkelur ligjin dhe kanë filluar fushatën para kohës, por edhe kanë rrezikuar shëndetin e qindra qytetarëve! Kjo sjellje e papërgjegjshme e përfaqësuesve të koalicionit “Можеме” (Mundemi) nuk guxon të kalojë në heshtje dhe pa ndëshkimin e merituar. Kështu thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët, sipas të cilës, derisa qytetarët respektojnë masat për mbrojtje nga virusi, i njëjti fatkeqësisht po u servohet nga ky koalicion si rezultat i papërgjegjshmërisë te tyre.

“E duke marrë parasysh se partia më e madhe e këtij koalicioni është në qeveri, dhe është po ajo që vendos për masat dhe ndëshkimet e qytetarëve, vlerësojmë se është diskriminuese ndaj qytetarëve që të njëjtët ta kalojnë këtë skandal në heshtje. Për shkak se shëndeti i popullit është më i rëndësishëm se gjithçkaAleanca për Shqiptarët kërkonpërgjegjësipërnjë sjellje të tillë. Përgjegjësi duhet të ketë sepse nëmënyrë të drejtpërdrejt rrezikohet jeta e qytetarit dhe së dyti për shkak të shkeljes së Kodit Zgjedhor.

Personat përgjegjës duhet t’i thirrinpërgjegjësisë morale dhe ndërgjegjes, ndërkaq koalicioni “Можеме” duhet të kërkojë edhe falje publike për sjelljen e pakujdesshme dhe rrezikun në të cilin i ka ekspozuar qytetarët”.

Baby Boo