ASH kërkon dorëheqjen e ministrit Shaqiri: Të mbajë përgjegjësi për skandalin në sh.f. “26 Korriku” në Shuto Orizare (Video)


Aleanca për Shqiptarët (ASH) kërkon dorërheqjen e ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri, për siç thonë, emërimin e paligjshëm të Driton Ganiut, për drejtor në shkollën fillore “26 Korriku” në Shuto Orizare të Shkupit. “Mbrëmë i gjithë opinioni vendor dhe rajonal, përmes emisionit “STOP” në Shqipëri e pa se si për interesa partiake, familjare e klanore, BDI shkatërron arsimin në gjuhën shqipe dhe gjithë sistemin. Në Shkollën Fillore “26 Korriku” në Shuto Orizare, në mënyrë antiligjore, Ministri për Arsim Jeton Shaqiri emëron për drejtor në mandatin e dytë, Driton Ganiun, vëllain e kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, edhe pse i njëjti nuk posedon certifikatën e nevojshme për drejtor.”, tha Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët.

Baby Boo