ASh-ja me 12 kandidatë do të garojë në zgjedhjet lokale, emrat dhe komunat


Sot në Gostivar ka mbajtur mbledhje Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët, në të cilën u miratuan emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga ana e Aleancës për Shqiptarët.

Kuvendi vendosi për kandidatët siç vijon:
Kumanovë – Bekim Saliu, Haraçinë – Naim Sinani, Saraj – Qerim Mamuti, Zhelinë – Mahir Ziberi, Tearcë – Nazim Taipi, Bërvenicë – Argjend Gurra, Tetovë – Vullnet Murseli, Bogovinë – Albon Xhemaili, Gostivar – Arben Taravari, Vrapçisht – Isen Shabani, Dibër – Bekim Pocesta, Strugë – Idri Istrefi

Për Komunën e Bogovinës pati votim të fshehtë ku kuvendarët duhej të zgjedhin mes dy kandidatëve, Albon Xhemailit dhe Sadik Sulejmanit. Me shumicë votash, Kuvendi zgjodhi Albon Xhemailin për kandidat për kryetar në Komunën e Bogovinës, njoftuan nga ASh

Baby Boo