ASH godet BDI dhe LSDM: Mjaft më me banditizma dhe mbrojtje të sherifëve lokal..!


Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar lidhur me rastin e fundit në Ohër e qe ka të bëjë me Nefi Useinin, funksionarin e BDI-së, i cili për çdo ditë përmendet në mediumet e vendit, më së miri flet për kapjen e institucioneve shtetërore nga ana e partnerëve të koalicionit qeveritar dhe drejtësisë selektive në vend.
“Kohëve të fundit nëpër mediume dëgjuam disa herë për bazën e betonit “NEFI INVEST” që gjendet në afërsi të liqenit të Ohrit e që është ndërtim pa leje. Nefi Useini filloi ta ndërtojë bazën e betonit para pesë muajve, pa dokumentacion të nevojshëm, pa leje për ndërtim dhe pa leje ekologjike. Hapësira e gjelbër në afërsi të liqenit të Ohrit u shndërrua në kantier ndërtimi. Ndërtimi i objekteve në këtë zonë është rreptësishtë e përcaktuar, kurse vetë zona është e mbrojtur nga UNESCO-ja që dmth se ndërtimi i këtij lloji të objekteve që mund të shkaktojnë probleme ekologjike është rreptësishtë i ndaluar. Jo zyrtarisht, parcela në të cilën u ndërtua baza e betonit është në pronësi të Bashkësisë Islame. Gjithashtu mediumet informuan për uzurpimin e pronës publike dhe ndërtimin pa leje të objektit komercial hotelierik “Lluna” në pjesën e vjetër të qytetit të Ohrit, në afërsi të Rrapit të vjetër. Në inaugurimin e këtij objekti hotelierik të ndërtuar pa leje morri pjesë edhe Ramiz Merko. Edhe pse komfor Ligjit për ndërtim, ndërtimi pa leje paraqet vepër penale, në këtë rast edhe pse dihet pronari i objekteve – ndaj tij nuk ndërmerren kurrfarë masash ligjore: nuk i prishen objektet e ndërtuara pa leje ndërtimi dhe nuk paditet penalisht për veprat e bëra. Madje, kryetari i Komunës se Ohrit Konstantin Georgievski edhe pse është i obliguar të zbatoj ligjin, ai mundohet ti mbuloje veprat e Nefi Useinit dhe ti ndihmojë atij në realizimin e planeve”, thekson ASH.
Sipas kësaj partie, Nefi Useini është këshilltar në Këshillin e Komunës se Ohrit nga radhët e BDI-së dhe se në të njëjtën kohe nga ndërmarrjet me të cilët udhëheq qyteti i Ohrit, kompania e tij “NEFI IK” fiton tenderë me shuma të larta.
“Për dy vite, nga ndërmarrjet e komunës ka fituar 8 tenderë me vlerë mbi 225.000 Euro. Kompania e tij “NEfi IK” ka firmosur 5 kontrata me NP “Ohridski Komunalec”, 2 kontrata me NP “Varrezat e qytetit” dhe 1 kontrate me NP “Niskogradba Ohrid”. Kompania e tij “NEFI IK” e mirëmban edhe deponinë Bukovo, e cila para disa javëve u dogj. Mirëmbajtjen e deponisë e ka siguruar me tender nga NP ”Ohridski komunalec” e që kap vlerë mbi 47.000 Euro. Dhe se fundmi, sikur kjo të mos mjaftonte, dje i njëjti person, Nefi Hyseini sulmon fizikisht dhe kërcënon me vdekje profesorin ljaz Iljazi I cili rastin e ka paraqitur ne polici. Ky është sulmi i tretë brenda disa muajve ku merr pjesë Nefi Useini. Ai në prill sulmoi inspektorin nga Shkupi, I cili kishte shkuar në Ohër të bëjë inspektimin e ndërtimit pa leje të Këshilltarit të Komunës së Ohrit. Në qershor, Useini e sulmoi fizikisht kolegun e tij nga këshilli, Xhelal Mena. Institucionet heshtin. Komuna hesht për uzurpimet dhe kyçjet pa leje. Gjithë heshtin dhe shtiren gjoja se nuk ka ndodhur asgjë. Gojën e kane plot fjalë për zbatimin e të drejtës por avazi i vjetër vazhdon. Kur bëhet fjale për të fortit e BDI-së atëherë mund të përdoret vetëm argumenti i dhunës dhe kurrkujt kurrgjë, për disa dite do te harrohet gjithçka. Aleanca për Shqiptarët fton organet kompetente të marrin masat e duhura komfor ligjit. Aleanca për Shqiptarët fton policinë që të vepron kundër ushtrimin të dhunës ndaj personave të pafajshëm të cilët në mënyrë të rregullt paraqesin padrejtësi dhe uzurpime të paligjshme e si shpërblim sulmohen fizikisht dhe kërcënohen për vdekje. Aleanca për Shqiptarët fton organet Komunale të Komunës së Ohrit të mos heshtin por edhe ato të veprojnë sipas kompetencave duke zbatuar ligjin për shërbime komunale dhe ligjin për ndërtim. Mjaft më me banditizma dhe mbrojtje të sherifëve lokal me çdo kusht. Në këtë shtet është momenti i fundit që ligji dhe rregullat të zbatohet për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë” thuhet ne reagimin e ASH-së.

Baby Boo