ASH dhe AAA vazhdojnë me bllokimin e Kuvendit, dorëzojnë 7000 amendamente të reja


Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa po vazhdojnë me bllokadën e punës së Kuvendit si pasojë e bllokimit të Ligjit për shtetësi, nga qeveria por edhe nga VMRO-DPMNE-ja.
Koordinatroi i grupit parlamentar të koalicionit opozitar, Zejd Rexhepi, ka informuar se sot janë dorëzuar 7000 amendamente për ligjet e radhës për financa dhe buxhet.

“Sot, në emër të grupit parlamentar ASH/AAA, asistentët tanë do të dorëzojnë edhe mbi 7000 amandamente mbi propozim ligjet e radhës për financa dhe buxhet.
BLOCKED !!!”, ka shkruar Rexhepi në fejsbuk.

Baby Boo