ASh akuza për mospërfilljen e shqipes në ushtri


Në propozim ndryshimet e ligjit për shërbim në armatë, Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes nuk e respektojnë kushtetutën dhe ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nuk e përfill gjuhën shqipe. Kështu akuzon opozitarja Aleanca për Shqiptarët.

ASh paralajmëron se do të kërkojë tërheqjen e këtij propozim ligji. Deputeti i kësaj partie, Halil Snopçe, tha se shpreson se intervenimi i tij tek shërbimet kuvendore të ketë ndikuar në anulimin e mbledhjes së sotme të komisionit për mbrojtje dhe siguri.

“Qeveria ka qenë e obliguar të merr parasysh këto vendime, ligjin për përdorimin e gjuhëve që të propozon ndryshim edhe në nenin 5, gjë që nuk propozohet. Unë shpresoj që arsyeja e anulimit të mbledhjes së komisionit për mbrojtje është kjo, për shkak se unë paraprakisht intervenova te shërbimet… Ky mosndryshim dhe mospërfshirje e këtij neni, neve na pamundëson që të propozojmë amendamente për vendosjen e gjuhës shqipe. Sepse thash kushtetuta dhe ligjet garantojnë”, tha Snopçe.

Baby Boo