ASH-AAA thirrje Bashkimit Evropian! Të sillen gjykatës dhe prokurorë për të rigjykuar rastet e montuara


Vendimi i gjykatës për rastin “Monstra” është skan*daloz. Gjykatat kanë dështuar ta sjellin drejtësinë dhe të vërtetën në vend. Këto janë qëndrimet e partnerëve të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, për aktgjykimin e djeshëm për Monstrën. Ata i bënë thirrje BE-së që në Maqedoni të sjellë ekspertë që do të rigjykonin jo vetëm rastet e dy*shuara si të montuara por edhe ato ku ka dy*shime se janë amnistuar përmes korr*upsionit.

Arsyet se pse zbardhja e këtij rasti të montuar ka dështuar, sipas kreut të Alternativës, janë politizimi i skajshëm i rastit, mungesa e transparencës dhe rritja e mosbesimit.
Nuk mungoi drejtimi i gishtit drejt kryeministrit Zoran Zaev. Dy krerët opozitarë rikujtuan se deri sa Zaev ishte në opozitë, për Monstrën thoshte se njerëz të pafajshëm rrinë në bu*rg, ndërsa sot i ka harruar këto fjalë. Sela tha se shqiptarët kanë 18 vite që janë të pambrojtur, ndërsa duke aluduar në BDI-në, tha se është skan*daloze heshtja e atyre që thirren në legjitimitetin e shqiptarëve.

Baby Boo