ASH-AAA: Përshëndesim vendimin e Pendarovskit, ligji të kthehet në Kuvend


Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa përshëndet vendimin e presidentit Stevo Pendarovski, për të rikthyer në Kuvend Ligjin me të cilin, siç thonë ata, pushteti dhe opozita maqedonase tentuan të kontraba*ndojnë legalizimin e kr*imeve urbane.
“Vendimi i Pendarovskit edhe një herë konfirmoi atë që ne si opozitë shqiptare alarmuan si në fillim ashtu edhe në ditën e votimit. LSDM, BDI dhe OBRM-PDUKM te*ntuan që duke u fshehur pas qytetarëve të amnestojnë kr*imet urbane të Stevçe Jakimovskit, Llatasit dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të regjimit aktual dhe atij të kaluar.

Pas këtij vendimi, Ligji duhet të kthehet në Kuvend, të shqyrtohet në procedurë të rregullt dhe me pjesëmarrje të të gjitha organeve dhe aktorëve kompetent. Ky ligj duhet të ju shërbejë realisht qytetarëve dhe assesi nuk guxon ti keqpërdor hallet e qytetarëve për të ju shërbyer kr*imeve të politikës nga pushteti i kaluar dhe pushteti aktual”, thuhet në komunikatën e koalicionit.
Nga atje thonë se japin mbështetje për qytetarët por amnesti për kr*imet urbane assesi!
“Legalizim për amvisëritë dhe jo për ma*fian e oligarkët e pushtetit, që uzurpojnë dhe shkatërrojnë pronën publike”, përfundon komunikata.

Baby Boo