Asgjësohen 23 ton mish i prishur në Serbi, kaluan përmes Kosovës


Policia Serbe në bashkëpunim me Doganën kanë gjetur dhe asgjësuar 23 ton mish të skaduar dhe pa dokumente përkatëse.

Mediat serbe shkruajnë se ky mish është nga Brazili që ka hyrë përmes Kosovës në Serbi, ku do të dërgohej në një kopani në Çuprij, transmeton Indeksonline.

Departamenti i Doganës ka asgjësuar mishin në fjalë për shkak të skadimit të afatit.

Po ashtu, në këtë njoftim të Policisë bëhet e ditur se për këtë është arrestuar i dyshuari GJ.L, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kontrabandës dhe i njëjti do të dërgohen në prokurorinë e përgjithshme në Kralevë./Indeksonline

Baby Boo