“Asgjë nuk është e vërtetë në emision”, Andi shpërthen me akuza ndaj “Për’puthen”


Ish-konkurrenti i emisionit “Për’puthen”, Andi Shehu është mjaftë aktiv në rrjete sociale, pasi vazhdimisht publikon fotografi e video nga ditët e tij të përditshme dhe me Melisën.
Së fundmi, Andi ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka shpërthyer në akuza ndaj emisionit të dashurisë “Për’puthen” – i cili e bëri atë të “famshëm”.

Ai është shprehur se çdo gjë në emisionin e dashurisë ka qenë lojë.
Andi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjetin social “Instagram”, e që një prej tyre e ka pyetur se si e duroje faktin që Melisa ishte në takim me tjerë, ndërkohe që ai ishte larguar nga emisioni.

“Sepse njerëz të dashur, asgjë nuk është e vërtetë në emision, çdo gjë është fallco. A kaq gjë nuk e kuptoni? Pse jemi neve çifti i vetëm që kemi dalë në emision dhe kemi rezistuar akoma? U përputhëm jashtë”, ka treguar ish-konkurrenti.
Të njejtën gjë e kishte thënë për emisionin edhe gjatë kohës që u largua si çift me Tea Trifonin, e që kjo e fundit ishte në lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepi. Lidhje kjo që nuk zgjati aq shumë.

Baby Boo