Aselborn: Pa Marrëveshjen e Prespës, Maqedonia nuk mund të ec përpara


Në bisedën me korrespondenten e MIA-s në Bruksel, ministri për Punë të Jashtme i Luksemburgut Zhan Aselborn rekomandon se nëse Marrëveshja me Greqinë nuk votohet në Kuvend, Maqedoninë e pret edhe një dekadë në vendnumëro si që ishte në vitin 2005.

Aselborn, i cili arriti ndërtojë kompromis në qershor kur kolegët e tij nga Franca dhe Holanda kundërshtonin për datën e negociatave për Maqedoninë, bile edhe kushtëzues, thotë se në politikë nuk ka sukses pa ndjenjë për kompromis.

“Në politikë duhet të dihen mirë të vlerësohen punët: që të fitohet diçka, duhet të jepet diçka për këmbim. Nëse doni të jeni anëtare e BE-së dhe NATO-s, duhet të jepet diçka. Edhe një herë pranimi i propozimit për emrin nuk është i pabalancuar. Edhe fati i shumë, shumë të rinjve në Maqedoni, i të gjithë popullit të Maqedonisë varet nga kjo. Ose të ngelesh i barrikaduar edhe një dekadë, si që ishte në vitin 2005 ose të bëhet ky hap dhe të shkohet përpara, kjo është gjithë ajo që mund të them”, ka thënë Aselborn.

Aselborn i cili si minisër i shtetit anëtar të BE-së dhe NATO-s, si edhe shtetet anëtare tjera vendos për pranimin e Maqedonisë në Aleancë dhe negociatat me BE-në, thotë se nuk sheh mënyrë pa kompromis me Greqinë që të shkohet tutje në rrugën euroatlantike. Dyert e këtyre dy organizatave do të mbyllen.

“Unë nuk shoh se si do të mund të hapim dyert nëse nuk pranohet marrëveshja. Dyert hapen me marrëveshje. Pa marrëveshje, dyert nuk hapen. Nuk jam fatalist, por mund të zgjas, e dini, mund të zgjas… Prandaj, konsideroj se kjo është përgjegjësi e vendit dhe varet nga votimi në Kuvend. Kjo është kjo”, ka thënë Aselborn.

Shefi i diplomacisë së Luksemburgut nuk mendon se referendumi ka dështuar pasi mbi 90 për qind e qytetarëve thanë “po” për marrëveshjen edhe pse pranon se cenzusi paraqet problem. Prandaj, thotë ai, çelësi është në duart e deputetëve të Maqedonisë.

“E ardhmja e të rinjve varet nga kjo. Të rinjtë duan të shohin drejt Evropës dhe të jetojnë në vend që një ditë do t’i takojë BE-së. Shikoni, unë nuk i njoh ndjeshmëritë në Kuvend, por është kjo përgjegjësi e krejt Kuvendit, jo vetëm e një partie apo koalicioni dhe nga ajo do të varet e ardhmja e vendit tuaj”, rekomandon Aselborn.

Sipas tij, mosarritja e cenzusit nuk do të thotë se të gjithë ata të cilën nuk dolën të votojnë janë kundër Marrëveshjes me Greqinë.

“Si edhe në gjitha shtetet evropiane ju jeni demokraci reprezentative parlamentare. Nuk mund të themi se referendumi ka dështuar plotësisht. Ata që nuk votuan, nuk është qind për qind sigurt se kanë qenë kundër. Ndoshta kanë shpresuar se edhe pa pjesëmarrjen e tyre do të jetë mjaftueshëm”, thekson Aselborn.

I pyetur se çka mendon për rekomandimin e Komisionit të Venecias se nuk duhet të vendoset cenzus për referendumin, ai thotë se ky është argument shtesë që Kuvendi të vendos.

“Nuk duhet të harrohet se mbi 90 për qind e atyre që votuan janë ‘për’. Zaten, shkalla e dalshmërisë në shumë demokraci, sidomos në Evropën Lindore janë shumë, shumë të ulëta. Kujtoj se në zgjedhjet për Parlamentin evropian në 2014 në Sllovaki më duket se dalja ka qenë nën 20 për qind. Ky është edhe një problem që duhet të kihet në mendje, se ‘demokracia nuk funksionon nëse njerëzit nuk shkojnë ta thonë fjalën e tyre’”, ka thënë Aselborn.

Në pyetjen e MIA-s nëse Këshilli i BE-së jepte dritë të gjelbër të pakushtëzuar për fillim të negociatave me Maqedoninë, referendumi do të ishte më i suksesshëm, Aselbon i hedh poshtë kritikat.

“Nuk besoj. Bëmë gjithçka që kemi mundur. Nuk mendoj se do të ndryshonte diçka. Në çdo rast, opozita nuk është bazuar në atë fushatë”, ka thënë Aselborn.

Për fund, Aselborn ka porositur të gjithë në Maqedoni të bëjnë gjithçka që munden në periudhën e ardhshme që të ndihmojnë vendi të ecë përpara./Pacensure

Baby Boo