As në bastore nuk do të shërbehen pije pas orës 18:00


Asociacioni i bastoreve sportive kumtoi se prejse Qeveria i miratoi rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse i solli masat e reja për mbrojtje nga Kovid-19 me të cilat, mes tjerash, u shkurtua orari i punës së gastronomive deri në orën 18:00, sipas të njëjtave, as bastoret sportive nuk do të ofrojnë shërbime të gastronomive pas orës 18:00.

“Në bastoret sportive të anëtareve tona, duke filluar prej sot pas orës 18:00 nuk do të punojnë banaket dhe nuk do të shërbehen pije. Kjo është në pajtim me masat e reja të Qeverisë për mbrojtje nga përhapja e virusit Kovid-19, të cilat ne si Asociacion në tërësi do t’i respektojmë”, theksojnë nga ABSM dhe shtojnë se bastoret sportive deri në fund do t’i respektojnë protokollet për punë dhe të gjitha masat të cilat deri tani i solli Qeveria në drejtim të parandalimit dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Plotësisht, ABSM informon se të gjitha objektet e bastoreve sportive të cilat janë anëtare të asociacionit, më 31 dhjetor do të punojnë deri në orën 19:00. Sikur edhe deri tani, Asociacioni i bastoreve sportive apelon në përgjegjësi dhe respektim maksimal të masave për mbrojtje personale nga ana e lojtarëve dhe respektim të protokolleve sipas të cilit punojnë bastoret sportive. ABSM është formuar në vitin 2013, ndërsa anëtarë të asociacionit janë: Mocart, Sport Lajf, Zlatna Kopaçka, Eurotip dhe Marbet. Më shumë informata për Asociacionin e bastoreve sportive të Maqedonisë janë të arritshme në ueb faqen www.asom.org.mk , qëndron në kumtesë.

Baby Boo