Artisti i madh Zhani Ciko: Me kryeministrin shqiptar, kurorëzohet barazia e plotë në shtetin ku jetoni (VIDEO)


Një tjetër artist i madh shqiptar ka përkrahur idenë e madhe për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ky është Zhani Ciko muzikanti i njohur shqiptar. Ai me këtë rast është shprehur se shpirtërisht është i lidhur me shqiptarët këtu.
“Të dashur shqiptarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpirtërisht jam i lidhur me ju dhe gjitha proceset që ndodhin atje.

Avancimi shqiptar në 20 vitet e fundit si:legalizimi i Universitetit të Tetovës zgjedhja e kryetarit të parë shqiptar në Parlament zyrtarizimi i gjuhës shqipe krijimi i institucioneve kulturore me theks të veçantë Ansamblit kombëtar shqiptar orientimi i shqiptarëve drejt Natos dhe BE-së e shumë projekte të tjera tregojnë përpjekjet tuaja për barazi dhe dinjitet” ka thënë Zhani Ciko muzikant. Ideja e kryministrit të parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut thotë ai më entuziazmoi pamasë sespe kështu kurorëzohet barazia e plotë në shtetin ku jetoni. Uroj që me 15 korrik të bashkoheni rreth kësaj ideje të madhe kombëtare dhe ta bëni realitet këtë ëndërr të brezave të tërë!

Ndryshe Si dirigjent i orkestrës Virtuozët e Rinj të Tiranës ka marrë pjesë në Karynthische Sommer (Austri) Aix en Musique (Francë). Në Festivalin Ballkanik në Greqi orkestra u vlerësua si Ansambli më i mirë ndërsa në prill 1996 në Festivalin Ndërkombëtar Pro Archi në Hungari fitoi Çmimin e Parë Summa Cum Laude. Në maj 1997 u vlerësua sërish me çmim të parë në Festivalin Evropian të Muzikës në Belgjikë dhe po atë vit ndërmori një turne në Gjermani të vlerësuar si nga publiku edhe kritika vendase. Me orkestrën e harqeve prodhoi 3 videokaseta si dhe 3 CD në bashkëpunim me firma austriake.

Radio të ndryshme si ORF DRS Radio Televizioni Slloven Radio Televizioni Hungarez si dhe radiot e Vatikanit Bavarisë Zvicrës dhe Suedisë kanë transmetuar koncerte të kësaj orkestre. Nga viti 1989 deri në 2003 Zhani Ciko ishte Drejtor Artistik i Orkestrës Simfonike të Radios Televizionit Shqiptar (RTSH). Me këtë orkestër si dhe me Filarmoninë e Prishtinës ai ka bërë një numër të madh të regjistrimeve duke dhënë një kontribut të madh në kapërcimin e izolimit kulturor të Shqipërisë.

Baby Boo