Artin Spahiu i përgjigjet Nevzat Bejtës, ja projektet vetëm për Dibrën


2022
Për të qenë konsekuent me naracionin politik , me premtimet dhe përbetimet që në çdo cikël zgjedhor kemi dhënë para elektoratit, unë si dibran dhe përfaqësues i BDI-së në Dibër, dua të shpreh mirënjohjen time për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe garniturë qeverisëse për realizimin e projekteve që me dekada të tëra kanë qenë pjesë e premtimeve parazgjedhore:
1. Ndërtimi i Rrugës Dibër- Kërçovë si pjesë e rrugës së Arbërit;
2. Ndryshimi i emrave të rrugëve dhe adresave të Dibrës, që kishin ngelur nga periudha komuniste dhe që edhe përpos një iniciative të mëhershme, para një viti, nga kjo garniturë qeverisëse u realizua;
3. Shpërndarja me sukses e administratorëve që për 15 vite rrinin pa sistemuar, edhe 4 vjet të qeverisjes Zaev;
4. Ndarjen e 3 projekteve të rëndësishme infrastrukturore vitin e kaluar, nga fondet e TAV-it;
5. Rikthimin e zyres së Advokatit të Shtetit në Dibër pas 25 vitesh;
6. Përfundimi i procedurave paraprake dhe fillimi i proceduravre të tenderimit për Sistemin e Vaditjes së tokave të Dibrës;
7. Renovimi dhe krijimi i kushteve të volitshme në Shkollën e Mesme Komunale “ Penestia”;
8. Komuna e Dibrës për herë të parë merr projekt nga Byroja për Zhvillim Rajonal për ndërtimin e rrugëve rurale.
9. Komunikim korrekt dhe kordinim permanent me të gjithë instancat e qeverisë,
Dhe shumë e shumë projekte dhe iniciativa të tjera që lidhen me mirëqenien dhe zhvillim e qytetarëve.
#frymavërtetëeAliAhmetit

Baby Boo