ARTAN HOXHA SHPËRTHEN NDAJ DUKËS: KOMBËTARJA LUAN PËR TË KËNAQUR TY DHE KOMENTATORËT


Vetëm pak më parë u zhvillua ndeshja Shqipëri-Izreal, e cila përfundoi me rezultatin 1-0.

Kjo ndeshje ka sjellë reagimin e ashpër të Artan Hoxhës, i cili nëpërmjet një statusi në facebook, ka hedhur akuza ndaj presidentit të FSHF-së Armando Duka, duke thënë se stadiumet ishin të boshatisur, dhe se çmimi i biletës ishte mjaft i shtrenjtë.

“Duket sikur kombëtarja luan për të kënaqur presidentin e FSHF me shoqërine e tij, si dhe komentatorët e supersportit”, shkruan ndër të tjera gazetari.

Statusi i plotë:

Me ne fund FSHF dhe Armando Duka, pasi zbrazen stadiumet ne ndeshjet e superliges, ia dolen ta boshatisin stadiumin kur luan kombetarja e Shqiperise, dhe ti largonin shqiptaret nga i vetmi gezim qe u kishte mbetur…
Sot ne Shqiperi – Izrael, ne stadium nuk jane as 4000 tifoze, ndersa cmimi i biletes per sportdashesit me te varfer te kontinentit eshte edhe me i shtrenjte se ne vendet me te zhvilluara te Europes. Nje bilete e thjeshte ne karshine e boshatisur eshte 24 euro, se ne
tribune shkon nga 80 deri ne 144 euro…
Duket sikur kombetarja luan per te kenaqur presidentin e FSHF me shoqerine e tij, si dhe komentatoret e supersportit…
Kjo eshte ndeshja hapese e nje edicioni eleminator me numrin me te vogel te tifozeve shqiptare ne 30 vitet e fundit…
Fitore per kuqezinjte tane sot. Gjithe shqiptaret jane me ju, mos lejoni qe ti merzisin dhe nga ekrani i televizorit ata qe i larguan nga stadiumi….

Baby Boo