Artan Hoxha nxjerr foton e Ramës me “të fortin” e Çapjave


Gazetari investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë një foto të kryeministrit Edi Rama me Ardian Çapjan. Në fjalën e tij në studion e emisionit Opinion, Hoxha u shpreh se fotoja është bërë 3 vite më parë në resortin e personit në fjalë, i cili nuk është i dënuar por pasuria e familjes së tij është subjekt i anti-KÇK-së.

Ndërkohë ABC News siguroi foton ku shihet kryeministri Rama me Ardian Capja.

“27 janar 2017. Personi në fjalë është i listuar në listën e asaj vazjës së OFL-së. Ky është Ardian Çapja. Ky këtu është kryeministri i Shqipërisë. Ligji e thotë që çdo magjistrat që shoqërohet me persona nën hetim apo të dënuar duhet të lërë detyrën.

Zakonisht Edi Rama është akuzuar se ka lidhje me grupin tjetër rival Çela. Çapjat janë akuzar se kanë lidhje me të djathtën. Rama i përmendi në ditën kur prezantontë KÇK-në.

Dolën pa pranga tha që në seancën e parë. Edi Rama thoshte se gjyqtari e liroi nipin e tij. Ndaj Ardianit nuk ka dënime me sa di unë, por pasuria e tij dhe fisit janë objekt i ligjit. Ku personi ka vetëm foto për arrestimin, Rama ka qënë në resortin e tij”, tha Hoxha.

Baby Boo