Artan Hoxha largohet pas shumë vitesh nga ‘News24’, zbulohet televizioni i ri


Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha është larguar nga televizioni “News24”.
Pas shumë vitesh në ekranin e “Neës24” dhe Gazetën Shqiptare ku realizoi dhjetra dosierë, komente, analiza, gazetari Hoxha do të jetë pjesë e “Report Tv”.

Ai është njohur së fundmi për temat e trajtuara që lidhen kryesisht me mafien shqiptare ku përfshihet edhe trafiku i drogës. Kanë qenë jo të pakta edhe kronikat e filmuara nga gazetari Hoxha direkt në parcelat me drogë.

Por një nga dosjet që bëri bujë ishte edhe dosja “Tropoja”, ku trajtohej që nga vrasja e Azem Hajdarit dhe deri tek eliminimi i burrave të fisit Haklaj dhe përplasja e tyre e fortë me Berishën.

Së fundmi, Artan Hoxha “debutoi” te “Report TV me intervistën ekskluzive të Safet Bajrit, shqiptari më i kërkuar nga drejtësia belge.

Baby Boo