Artan Hoxha ka një video për një kryetar Bashkie: E publikoj javës tjetër


Gjatë emisionit Opinion këtë të enjte analisti Lorenc Vangjeli, në debat e sipër deklaroi se 5 kryetarë bashkie të dalë nga votimet e 30 qershorit do të rrëzohen pasi kapen nga ligji i dekriminalizimit.

Por gazetari Artan Hoxha tha se një nga këta kryetarë bashkie do të “digjet” shumë shpejt.

Drejtuesi i emisionit lexoi një mesazh, ku flitej për një video që disponon gazetari Artan Hoxha, ku përfshihet kryetari i Bashkisë.

Blendi Fevziu: Një sms tjetër më thotë që Hoxha ka një video shumë interesante të një kryetari Bashkie, i thoni ta shfaqë.

Artan Hoxha: Po e verifikojmë, javës tjetër, mendova se këtë javë do të dilte video përvëluese, po nuk doli ajo kështu që javës tjetër.

Blendi Fevziu: E ke vërtetë videon?

Artan Hoxha: Është lajm që po e verifikojmë edhe do dali

Blendi Fevziu: Përvëluese është edhe kjo?

Artan Hoxha: Unë nuk them që është përvëluese por diskredituese më tepër

Blendi Fevziu: Bashki e madhe?

Artan Hoxha: Boll që është kryetar Bashkie, ç’rëndësi ka sa e madhe është bashkia, për mua problem është që s’duhet lejuar që në pozicione të tilla, njerëz që kanë besimin e qytetarëve të kenë të drejtë të marrin vendime për jetën e qytetarëve të këtij vendi./ Opinion.al

Baby Boo