Artan Hoxha-Ilir Metës: Të vunë drynin shkëlqesi, në shtëpinë tënde!


Gazetari Artan Hoxha, përmes një statusi në facebook, ka ironizuar Presidentin e vendit Ilir Meta, pasi sipas Hoxhës, Meta ka humbu thellë edhe në fshatin e tij Cepan të Skraparit.

” Si tha Shkelqesia e TIJ, per diten e sotme:

“…e diele historike plot diell dhe muzike”…

Ke te drejte Shkelqesi, muzika te relakson sidomos kur e shoqeron dhe me valle…

E thote dhe teksti i kenges qe ti e pelqen aq shume dhe e kercen pa u lodhur!!!

Ta gezoj Baftjari me raki Skrapari,

Baftjar, Baftjar je super i papare,

Baftjar, Baftjar te shkofte jeta mbare…

Te kerkoj ndjese Shkelqesi qe po ta prish gjumin e vapes pas plazhit, por meqe jemi nga e njejta zone kam detyrimin te te njoftoj per gjemen qe na ka bere vaki.

Termet, termet ne Cepan Shkelqesi!!! Mes shume halleve qe te kane zene ne keto kohera te trazuara, zamet e ke, bej si te besh dhe perballoje dhe kete te fundit.

Bashkepatriotet e tu dhe te mi, atje ne Cepan te paskan vene drune. Jo vetem qe nuk e kane degjuar keshillen tende per plazh dhe muzike diten e sotme, por paskan shkuar qe me te zbardhur dita dhe ta kane mbushur kutine plote me vota.

Skrapari, bashki te cilen e ke fituar rregullisht qe nga 2007, madje dhe me rezultatin me te thelle ne Republike, mbi 78-80% te votave, deri pasdite kishin votuar aty afer 5000 votuesve nga 8001 qe votuan gjithsej me 2017-en.

Te lane ne balte Shkelqesi, se kane bere kurre nga 1992-shi e deri me sot…nuk e di c’hall i ka “detyruar” apo c’inat i ka zene me ty e partine tende “me qetesi e dashuri”.

Sikur te mos mjaftonte kjo, po ne fshatin tend, ne vendlindjen tende, ne Qendren e Votimit Cepan, deri ne oren 17:00 kishin votuar 280 bashkepatriote nga 430 qe votuan gjithesej me 2017-en. Deri ne aksham sa te mbyllet qendra e votimit nuk i dihet si shkon hesapi…

Te vune drune Shkelqesi. Te vune ne drune me kengen e Baftjarit ne goje dhe raki Zaberzani, ku ti e di sa te mire dhe te forte e bejne rakine…

Cepani e Prishta, Muzhaka, Rogu, Sevrani e Malindi, Streneci, Zaberzani, Kakosi e Blezencka, te votuan kunder.

Ne fakt kane dhe pak te drejte, sepse kandidati per kryetar bashkie eshte nga e njejta zone…

Keshtu qe sa tu dale inati skraparllinjeve dhe ca me teper cepallinjeve, e ke mire Shkelqesi, vazhdo plazhin te vila luksoze ne Gjirin e Lalezit, dhe ne dac kendo e ne dac kerce deri nga vjeshta kur te piqen gorricat dhe te vije 13 tetori data e dekretuar nga ty per zgjedhje…”-shkruan Hoxha./

Baby Boo