Artan Hoxha flet për Fatmir Haklaj: I frikshëm, në Tropojë 152 të vrarë


Për gazetarin Artan Hoxha njeriu më i frikshëm i bandave ishte Fatmir Haklaj. Në emisionin Opinion ku u trajtua këtë të mërkurë historia e bandave në Shqipëri gazetari tha se në Tropojë ka 152 të vrarë. Sipas tij në atentat e asaj kohe në Tropojë u përdorën të gjithë armët që ekzistonin.

Artan Hoxha: Për mua banda më jetë gjatë dhe më e frikshme ka qenë ajo që u quajt banda e rrugës së kavajës. Ajo u ca rrugës, ajo është një nga bandat që ka prodhuar personazhe që për më shumë se dy dekada kanë qenë vazhdimisht aktiv dhe janë aktualisht të rëndësishëm. Po të shikosh listën e asaj bande edhe sot ne mendohemi mirë që ti përmendim apo jo, dhe nuk i përmendim dot. Ajo është një organizatë shumë e sofistikuar që ka qe në si një lloj universiteti për kriminelët. Nga ’98 deri në 2001 ata kanë shkaktuar 23 të vrarë. Si personazh për mua, më i frikshëm, më ndikues për mua ngelet Fatmir Haklaj. U vra heroi i Demokracisë… Në Tropojë janë, vetëm skenari që nisi në 5 janar të ’98 dhe deri në ngjarjet që kulmuan diku nga vitit 2007 apo 2008 atu ka patuar 152 të vrarë. Aty nuk ishin ushtarë nga njëra palë apo tjetra, aty u zgjerua gama… Ai kishte shumë ndikim, ai u bë oficer nga halli. Kishte qenë bastion i PD-së Tropoja dhe PS zgjodhi këta njerëz atje dhe këta morën faturën për gjithë të tjerët. Po të shikosh sot ngjarjet, atentat me mina siç është bërë në Tropojë, Xhovani Falkonen vërtet e hodhën në erë po i vendosën 500 kg në një vend. Në Tropojë u minua nja 300-400 metra atje. Në 5 blloqe janë vendosur mina, këta dihej që lëviznin me makinë të blinduar. E kanë lënë eskortën të hynte deri në mes kanë shpërthyer të parën minën e tretë, kanë dalë nga mjetet e blinduara këta dhe në momentin që kanë dalë nga makina ka shpërthyer mina e dytë. Më pas mina tjetër… Për sulme me snajper, me armë kundër tanke, me topa 85. Atje është përdorur gjithë arsenali që ekzistonte. Dhe mos harro zona ishte shumë e rëndësishme në atë kohë, nuk ishte si sot. Ishte lufta e Kosovës, ndaj u bë kaq e rëndësishme por ky… Ngjarja që e bëri kaq të famshëm ishte ngjarja me bankat dhe pastaj vrasja e Azem Hajdarit./ 

Baby Boo