Artan Grubi: Përkrahim sektorin civil, 33 organizatave joqeveritare që aplikuan në shpalljen publike ju ndahen nga 600.000 denarë


Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së në një njoftim në facebook ka njoftuar se 44 organizatave joqeveritare u janë ndarë nga 600.000 denarë. Bëhet fjalë për organizata që kanë aplikuar në shpalljen publike për mbështetje financiare nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Artan Grubi:
“Përkrahim veprimtarinë e sektorit civil në shërbim të së mirës së përgjithshme!
Në seancën e Qeverisë miratuam vendimin sipas të cilit 33 organizatave joqeveritare ju ndahen nga 600.000 denarë për realizimin e projekteve me të cilat kanë aplikuar në thirrjen e shpallur publike për mbështetje financiare nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.
Ju uroj punë të mbarë shoqatave të përzgjedhura dhe realizim dinamik të projekteve të tyre nga fusha të ndryshme”.

Baby Boo