Artan Grubi: “Mos hezitoni ta zëvendësoni Albonin me Besnikun se Alboni ka fobi prej naltsisë”


Artan Grubi gjatë fushatës së mbrëmshme në Bogovinë ai e hapi fjalimin duke thënë “Mos hezitoni ta zëvendësoni Albonin me Besnikun se Alboni ka fobi prej naltsisë”. Besniku është kandidat për krytar komune në Bogovinë nga radhët e BDI-së e në këtë rast Grubi e përkrah Besnikun duke ju drejtuar publikut që ta ndërrojnë me Albon Xhemailin, kryetar i tanishëm i kësaj komune.

Grubi përshëndeti të gjithë të pranishmit por në veçanti e përshëndeti ish kryetarin e komunës së Bogovinës Hazbi Idrizin. Të gjitha projektet që u përmendën në këtë fushat dhe të gjitha projektet që janë realizuar, Grubi thot se mbajnë vulën e Ali Ahmetit dhe të gjithë atyre në qeveri.

Grubi më tutje shtoi se nuk mund të ja lëmë komunën e Gostivarit e të Vrapçishtit e as të Studeniçanit e të Haraçinës në fatin e avanturiereve të cilët e marrin si detyrë dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë me të por kërkojnë ndihmë nga qeveria e nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Nuk ka gajle sepse ne e bëjmë punën edhe për ato, por ata le të bëjnë prap koalicione me ata që nuk e njohin ligjin për gjuhën shqipe e me ata që nuk e njohin marrëveshjen e Ohrit, e me ata të cilët nuk e njohin as flamurin kombëtar. Le ti qëndrojnë gatitu sa të dojnë himnit të VMRO-DPMNE-së, sepse përveçse kanë fobi prejt naltsisë ata vërtetë sun rrijnë me neve.

Grubi tha se edhe kur i bëjnë ato punë të pahijshme ne do t’i falim edhe kur nuk dijnë të punojnë ne do t’ju ndihmojmë edhe kur nuk do t’i realizojnë projektet ne do t’ju qëndrojmë prapa sepse ju jeni amanet i 2001-tës, ju jeni amanet i Ali Ahmetit dhe amaneti nuk harrohet dhe se fjala e dhënë nuk mund të lihet mbarapa. Ndërkohë që tha edhe fjalë miradie për kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmetin. Ali Ahmeti na ka thënë të punojmë më shumë për komunat të cilat nuk menaxhohen nga anëtarët e BDI-së sesa nga vetë komunat që drejtohen nga ne. Ahmeti është njeri i madh, nuk le pas asnjë njeri tha Grubi.

Grubi në fund tha se nëse jeni hidhëruar para 4 viteve, so të pajtoheni me 17 tetor sepse është mjaft me njerëz të pa aftë e të paditur sepse na duhen njerëz që i prinjë proceseve përpara dhe padyshim që njëri prej tyre është Besnik Emshiu me numrin 3.

Video e plotë e fjalimit të Grubit: https://fb.watch/8uzs5YGBbh/

Baby Boo