Artan Grubi i pranishëm në hapjen e fabrikës së re për prodhimin e kabllove


Shkruan Artan Grubi:
Bashkë me Kryetarin Ali Ahmeti, Kryeministrin Zoran Zaev, kryetarin e Shkupit Petre Shilegov dhe të Sarajit Blerim Bexheti ishim sot të pranishëm në hapjen e fabrikës së re për prodhimin e kabllove të kompanisë One Cable në zonën industriale në Saraj.

Bëhet fjalë për investim privat prej 3 milionë euro me makineri së sofistikuar dhe bashkëkohore të prodhimit, me ç’rast përgëzova investitorët Fatmir Etemin dhe Jusuf Kamberin për frymën inovative dhe moderne me të cilën po bëhen pjesë e tregut vendor dhe atij ndërkombëtar.
Nuk ka odë ekonomike, nuk ka biznes serioz, vendor e të huaj, që nuk ka gjetur dorën e shtruar të partneritetit tek qeveria dhe komunat tona. Кlimа e mirëbesimit dhe bashkëpunimit që e kemi ndërtuar si qeveri me afaristët mundëson të jetojmë në një shtet të zhvilluar dhe të barabartë për të gjithë.

Baby Boo