Art Ajrullahu zgjidhet kryetar i Forumit rinor të BDI-së në Çair


Art Ajrullahu është zgjedhur kryetar i Forumit rinor të BDI-së në Çair, ndërkaq për nënkryetare Melinda Ibrahimi.

Ajrullahu erdhi pas një procesi të votimit që u mbajt në tubimin në Çair, ku të pranishëm janë edhe figurat e larta të BDI-së.

Ajrullahu premtoi se do të jetë djalë i çdo lagjeje të Çairit dhe se do të sjellin fitoren në Çair.

“Do ta vazhdojmë rrugën e misionarit tonë të parë, rilindasit të fundit. Unë Art Ajrullahu nga Gazi Baba, do të jem djalë edhe i Seravës, Dizhonit, Fushë Tophanës… të gjitha lagjeve të Çairit. Do ta sjellim fitoren në Çair dhe do të tregojmë se askush nuk mund të fitojë këtu”, tha Ajrullahu.

Baby Boo