Arsyetohet Kurti: U ktheva në Kosovë, votimi është detyrë qytetare në demokraci


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve në Shqipëri të dalin të votojnë, pasi sipas tij, një gjë e tillë është detyrë për ata që e duan demokracinë.

Paraditen e sotme, Kurti ushtroi të drejtën e votës për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri që po mbahen.

“U ktheva në Kosovë, por paradite isha në Shqipëri për të votuar. Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur, dhe votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Baby Boo