Arsya për shtyerjen e seancës “Maxhar Telekom”, mungoi…


Seanca e sotme për rastin “Maxhar Telekom” është shtyrë për shkak se ish-drejtor i DSK-së, Sllobodan Bogoevski, i cili sot duhej të dëshmonte nuk erdhi në gjykatë. Prokurorja Spaciale Lile Stefanova tha se për shkak të ndërrimit të adresës së tij, Bogoevski nuk ka marr ftesën për të dëshmuar në këtë seancë, me ç’ rast ajo zotohet se do ta kontaktoj personalisht atë dhe do ta rregulloj këtë çështje, që dëshmitari kyç në këtë lëndë të PSP-së, të jep dëshminë e tij më 24 shtator.

Ndërkaq, në seancën e radhës së caktuar më 4 korrik, do të jep dëshminë e tij Mikhail Kefalojanis, ish-drejtor i Telekomit të Maqedonisë , i cili ishte i dyshuari i parë dhe ndërsa tani do të duhet të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit. Në këtë proces, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-drejtorët e Telekomit Maqedonisë Attila Szendrei, Rolf Plath, Zoltan Kisjuhász. Ata ngarkohen për organizimin e kontratave fiktive për shërbime konsultative me kompani ndërkombëtare me çmime shumë më të larta se sa që kanë mundur të lidhin kontrata me kompani vendore.

Baby Boo