Arsovski: Pa dorëheqjen e Zaevit dhe Filipçes nuk ka hetim objektiv


Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski deklaroi se ministri Venko Filipçe nuk ka përgjigje ndaj asnjë pyetje që e intereson opinionin.

Arsovski më tej ka shtuar se nuk do të japë dorëheqje për rastin tr*agjik që ndodhi në spitalin e Tetovës.
“Shprehim ngushëllimet për 14 vik*timat që u shuan në intitucionet shëndetësore. Filipçe nuk e din nëse duhet të ndjejë përgjegjësi morale dhe se e pret raportin e Oliver Spasovskit. Venko Filipçe nuk ka përgjigje për asnjë pyetje që e intereson opinionin. Ai në një gjë është i sigurtë. E din që nuk do të japë dorëheqje”, ka deklaruar Arsovski.

Arsovski tha se nevojitet hetim neutral dhe objektiv në mënyrë që shihet se ku është përgjegjësia për tr*agjedinë e djeshme.
“Për fat të keq, pa dorëheqjen e Zaevit dhe Filipçe të cilët mund të ndikojnë në hetim, nuk do të mund të kemi hetim objektiv. Në këtë rast nëse japin Zaev dhe Filipçe dorëheqje, do të hetohen lëshimet e tyre”, tha Arsovski.

Baby Boo