Arsovska: “Që nga dita e parë fillojmë në mënyrë transparente për Shkupin”

Ish kryetari i Shkupit, Petre Shilegov me lule e priti trashëgimtaren e tij Danella Arsovska e cila fitoi në zgjedhjet me 28 mijë vota më shumë. Arsovska zyrtarisht u ul në kolltukun e njeroit të parë të Shkupit. Takim me mediat paralajmëroi për të mërkurën. Shilegov tha se e ka njoftuar Arsovskën për punët themelore në lidhje me funksionimin e Qytetit të Shkupit dhe porositi se ajo trashëgon një ekip të përkushtuar, por nuk i ka lënë ndonjë amanet të posaçëm. Përndryshe në ditët në vijim do të caktohet edhe seanca konstituive të Këshillit.

“Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është se së bashku, që në ditën e parë fillojmë në mënyrë të qartë, transparente, të vlefshme, të ndershme dhe të përkushtuar të punojmë në gjithë ato projekte që ishin në vizionin dhe programin për Shkup evropian dhe bashkëkohorë. Por, edhe më e rëndësishme është që nga sot, në ditën e parë të mandatit tim si kryetare e Shkupit, fillojmë me realizimin e gjithë projekteve të parapara për tu realizuar në 82 ditët e para”, tha Danella Arsovska – kryetare e Qytetit të Shkupit.