Arsovska për Taravarin: Mund të vendosish për Gostivar, jo për Shkup


Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, i është përgjigjur sekretarit të përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili sot tha se ASH do të ndërpres bashkëpunimin me Arsovskën në Qytetin e Shkupit. Arsovska thotë se Taravari është kompetent për vendosje të kuadrove në Gostivar, e jo në Shkup.

“Nuk e kuptoj mendjemadhësinë dhe komentet e zotit Taravari, duke qenë se bashkëpunimi ynë ka përfunduar qysh dje. Ai personalisht mund të marrë vendime për kuadër në Gostivar, jo në Shkup. Nuk ka asnjë arsye për të bashkëpunuar me një person që sulmon, që nuk ka busull etike, që justifikon çdo formë dhune dhe sulmi me armë zjarri si në incidentin e djeshëm dhe nxit tensionet ndëretnike. Shkupi është qytet i bashkëjetesës, solidaritetit, në të cilin bashkëqytetarët tanë duhet të jetojnë të qetë dhe të sigurt dhe të respektojnë njëri-tjetrin”, thuhet në përgjigjen e dërguar nga Qyteti i Shkupit.
Paraditen e sotme, ne nje prononcim per nje media ne gjuhen maqedonase, Taravari tha se ASH do të ndërpres bashkëpunimin me Danella Arsovskën në Qytetin e Shkupit pas shkarkimit të drejtorit të Higjienës Komunale, Zudi Enuzi-Koka.
“Unë nuk e justifikoj përdorimin e armëve, por ishte një provokim. Prishja e një hoteli, dhe nuk e kuptoj pse pikërisht ai hotel, është provokim. Por njerëzit ndonjëherë reagojnë emocionalisht. Kështu do të reagonin edhe të tjerët. Sulmi në hotel u raportua në polici. Enuzin e ka shkarkuar kryetarja, e jo VMRO-DPMNE”, tha Taravari.

Baby Boo