Arsovska: Garazhet në Çair janë në programin tim, çfarë kanë bërë të tjerët nuk më intereson


Kryetarja e qytetit të Shkupit Danela Arsovska pas pyetjes së gazetares nga TV21 për garazhet shumëkatëshe te QT Çairçanja theksoi se ky premtim ka qenë pjesë e programit të saj dhe do të realizohet në kuadër të programit të saj.

“Ky premtim ishte pjesë e programit tim dhe se do të realizohet si pjese e programit tim, të tjerët çka kanë premtuar nuk e di, realisht as që më intereson. Po të kishin qenë serioz për ta realizuar besoj se kanë pasur kohën e duhur, kanë pasur 4 vjet për ta realizuar atë që e kanë pasur në program, por fatkeqësisht kanë realizuar vetëm 5% nga ajo që kanë premtuar. Ajo që është vendosur në program për Shkupin modern, janë ato parkingje të montuara”, tha Arsovska.

Për barrikadat e betonit, Arsovska tha se do të ketë zgjidhje të plotë dhe se ky problem do të zgjidhet.

Baby Boo