Arsovska akuzon Mickoskin për ndërhyrje në punën e saj (VIDEO)


Hendeku mes VMRO_DPMNE-së dhe Kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska është thelluar edhe më shumë. Sot Arsovska , nga këshilli komunal akuzoi Mickoskin për ndërhyrje në punën e saj. Ajo tha se deri dje ishte kryetarja më e mirë e qytetit të Shkupit mirëpo pasi e kapi drejtorin “me dorë në mjaltë” ajo u bë kryetare e keqe. “Ku fshihet Mickoski? A kemi një përgjigje? Ai nuk është askund, ai fshihet. Në VMRO-DPMNE ka shumë njerëz të ndershëm, punëtorë dhe trima. Mickoski, për fat të keq, nuk është njëri prej tyre”, tha Arsovska, sot në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Danella Arsovksa
“Ka kush të përgjigjet për atë tender të kontestuar në Ujësjellës, dhe këto përgjigje do të vijnë me kohë. Unë do të vazhdoj në rrugën e drejtësisë si kryetarja më i mirë e komunës, por Mickoski nuk do të largohet kurrë nga matrica e tenderit. Mund të përdredhësh sa të duash fjali, unë e di çfarë kam thënë. Mickoski mos të fshihet, po të kishte luftuar me pushtetin me dokumentet e kontestuara siç luftoi me mua, do ta kishte shpëtuar Maqedoninë”.

Gjatë javës së fundit Arsovska shkarkoi drejtorin e ujësjellësit, ndërsa në të njëjtën ditë dhe dorëheqje sekretari general I Qytetit të Shkupit, një ditë më vonë dhanë dorëheqje edhe drejtori I parkingjeve dhe ai I Drisllës. Arsovska kishte kërkuar nga ata ose të tërhiqen vetë, ose do ti shkarkonte. të katër udhëheqësit janë kuadër i VMRO-së. Pas kësaj kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski tha se me Danella Arsovskën ka kohë që i kanë ndarë rrugët./SHENJA/

Baby Boo