Arsimi për punësim në Maqedoninë e Veriut


Drejtori i qendrës për Arsim profesional dhe trajnime, Sherif Miftari bashkë me këshilltarët e qendrës morëm pjesë në takimin e organizuar nga proekti “E4E Arsimi për punësim në Maqedoninë e Veriut””.
“Në takim u bisedua për projektet e realizuara deri më tani, projektet që duhet të realizohen. Takimi kaloj në një atmosferë pozitive”, tha Miftari.

Partnerë të projektit janë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale si edhe ministritë tjera përkatëse, institucionet shtetërore dhe shkollat për arsim të mesëm dhe trajnim, komunat, kompanitë e sektorit privat, ofruesit e shërbimeve për zhvillimin e aftësive profesionale dhe organizatat e shoqërisë civile.

Grupi qëllimor i projektit janë të punësuarit në punë të papërshtatshme dhe të rinjtë e papunësuar të moshës 15-29 vjeç, duke përfshirë nxënësit e arsimit profesional dhe trajnimit, si edhe gratë, romët dhe personat me nevoja të posaçme.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit dhe rezultatet e pritura janë më shumë gra dhe burra, veçanërisht të rinj, punësohen në vende të leverdishme të punës si rezultat i arsimit të përmirësuar profesional dhe trajnimit dhe sistemit të përmirësuar për zhvillimin e aftësive profesionale, të mbështetur prej ndërhyrjeve të projektit E4E@мк.

Projekti do t’i mbështesë ofruesit e trajnimeve në arsimin joformal për të ofruar programe dhe aktivitete për zhvillim të aftësive profesionale të kërkuara nga tregu; do të mbështesë zhvillimin e mekanizmave që do të sigurojnë që përfitimi I aftësive profesionale që janë në dispozicion dhe/ose oferta e aftësive të reja përmes trjanimeve joformale është inkluzive dhe efektive, , dhe do të promovojë përfitimin joformal të aftësive profesionale si si element kyç për mësim të përjetshëm dhe punësim.

Projekti do të mbështesë pilotimin e skemave të ndryshme të partneriteteve private-publike për arsimin dhe trajnimin profesional formal; do të fuqizoj institucionet kyçe arsimore për të ofruar arsim dhe trajnim profesional cilësor dhe në mënyrë aktive do të promovojë arsimin dhe trajnimin profesional me si mundësi të realizueshme për karrierë.
Duke ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare, projekti do të përforcojë dialogun midis vendimmarrësve për zhvillimin e aftësive profesionale, duke përfshirë edhe sektorin privat. Përveç kësaj, projekti do të ofrojë zgjidhje reale për të rritur resurset për zhvillimin e aftësive profesionale nga ana e sektorit publik dhe privat.

Baby Boo