Arsenal i armëve dhe drogë gjenden në shtëpinë e një banori të Bërvenicës


Pistoletë, plumba, bomba, mina tromblonike, granata dhe marihuanë policia para dy ditësh ka gjetur në shtëpinë e një banori 52-vjeçari në fshatin Bërvenicë të Tetovës.
Siç kumtoi policia, Sektori për punë të brendshme Tetovë parashtroi kallëzim penal kundër Gj.S. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepra të kryera penale “lëshim i paautorizuar në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotropikale dhe prekursorë” dhe “përpunim i palejuar, mbajtje dhe tregtim me armë ose materie spërkatëse”. Më 11 korrik të vitit 2018 në periudhën nga ora 16:50 deri në orën 21:20 nga ana e nëpunësve policorë, gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e të denoncuarit janë gjetur dhe konfiskuar pistoletë me kalibër 7,65 mm, 32 plumba për pistoletë, minë tromblonike M-60, dy trupa nga bomba dore M-75, tre kapisla detonatore, granata komulative dhe një mbushje për granata, si dhe 21,31 gramë marihuanë.

Baby Boo