Arrogancë e pashembullt: Ndjekësja e Kurtit refuzon emrin Maqedoni e Veriut


Njëra prej çështjeve më të komplikuara në Ballkan u arrit të zgjidhet me vështirësi, e para se të arrihej deri aty as nuk paramendohej se mund të bëhej e kjo ishte çështja tipike ballkanase e emrit të Maqedonisë. Nëse kishte një nyje që zgjidhte shumë të tjera ishte ajo që u zgjidh në Prespë, mohimi aq lehtësisht i një marrëveshje ndërkombëtare vetëm nga një mendje prej fanatiku mund të dilte. I gjithë pezmi në Maqedoni u shua me atë marrëveshje e Maqedonia e Veriut sot sheh drejt të ardhmes perëndimore e demokratike me miq në NATO. Me mohimin e kësaj marrëveshje mohohet ajo e ardhmëri e këtyre njerëzve që po pretendon të i jap kurajë me atë deklaratë patetike Vlera Gjakova.

Vlera Gjakova nga Maqedonisa së Veriut, e cila është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kandidate për deputete, ka përkrahur qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë kundër ndryshimit të emrit.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ajo ka thënë se Maqedonia nuk do të jetë asnjëherë e Veriut.
“Rrini të qetë dhe qëndroni shtet. Anjëherë e Veriut, gjithmonë Maqedoni”, ka shkruar ajo.
Gjakova me këtë e ka mohuar edhe Marrëveshjen e Prespës e cila parasheh që Maqedonisë t’i shtohet përcaktuesi gjeografik, ‘e Veriut’ me qëllim, zgjidhen e kontestit me Greqinë që ka qenë pengesë kryesore e mos anëtarësimit të shtetit fqinj në NATO dhe BE.

Vlera Gjakova është nga Shkupi dhe atje gjatë zgjedhjeve për president ka punuar si shefe e fushatës së Blerim Rekës, i cili tanimë është shpallur ministër i punëve të jashtme të Kosovës.
Ajo gjithashtu ka qenë edhe aktiviste e protestave të organizuara kundër qeverisë së Gruevskit dhe përveq kësaj ajo ka qenë edhe kundër referendumit për ndryshimin e emrit

Baby Boo