Arritje fantastike: 18 vjeçari nga Kosova futet në një prej ligave më të mëdha në lojën CS GO


Siç duket, sukseset e ekipeve dhe lojtarëve të vendit në CS GO nuk kanë të ndalur, së fundmi e ka dëshmuar edhe suksesi i lojtarit nga Kosova, Argjend Misini i njohur me nofkën “stikionfire”, i cili arriti të kualifikohet në njërën nga ligat më të famshme të CS GO në botë “Faceit Pro League Challenger”. Por, çfarë është liga FPL-C dhe çfarë nënkupton kjo për talentin nga qyteti i Shtimes, Argjend “stikionfire” Misini.

FACEIT PRO LEAGUE Challenger ndryshe e njohur si FPL-C është një nga ligat më të mëdha individuale në botë, ku çdo muaj garojnë më shumë se 100 lojtarë nga vende të ndryshme evropiane, ku shpërndahen rreth tre mijë euro për pesë vendet e para, dhe tiketa për në ligën më të madhe me lojtarët më të mirë të botës Faceit Pro League (FPL) për dy vendet e para.

Faceit Pro League e njohur ndryshe si FPL mbledh të gjithë lojtarët më të mirë të botës ku shpërndanë çdo muaj çmime në vlerë 20 mijë euro.
Kualifikimin, Argjendi e arriti përmes fazës kualifikuese e cila u mbajt për dy ditë radhazi, ku pesë lojtarët me më së shumti pikë të grumbulluara, u kualifikuan për në FPL-C.
Argjendi ka thënë se lojën e CS GO e filloi si një hobi në moshën 13 vjeçare, e që më pas u shndërrua në një pasion, duke vazhduar kështu të luajë rreth tetë orë për çdo ditë.

Aktualisht, 18-vjeçari ka mundësinë e artë që ta tregoj profesionalizmin e tij dhe ta fitojë biletën drejt ligës kryesore FPL, ku pastaj do të ketë mundësinë të fitojë shuma të mëdha parash çdo muaj, si dhe mundësinë për t’iu bashkangjitur ekipeve të ndryshme profesionale.

Baby Boo