ARRITËN LIDERËT E FTUAR, FILLON TAKIMI PËR REFERENDUMIN (FOTO)


Të gjithë liderët e partive që kanë më shumë se një deputet kanë arritur në klubin e deputetëve të shoqëruar edhe nga një përfaqësues tjetër partiak.

I fundit ariiti edhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski i shoqëruar nga Tanja Karakamisheva edhe pse kjo e fundit zyrtarisht nuk figuron si anëtare e VMRO-DPMNE-së.

Në këtë takim i cili pritet të fillojë cdo moment do të bisedohet për datën e referendumit per marrëveshjen me Greqinë, formulimin e pyetjes për referendum dhe aspektet e tjera, si dhe për formimin e KSHZ-së.

“Për shkak të momentit të rëndësishëm politik i cili imponon zgjerimin e kornizës institucionale të takimeve të liderëve, në këtë takim në format 1+1, lider i partisë, plus edhe një përfaqësues të partisë politike, janë të ftuar partitë me më shumë se një deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se në takimin e sotëm, do të diskutohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me referendumin, si dhe me kompletimin e komisionit shtetëror zgjedhor. /SHENJA/

Baby Boo