Arrinë në dhjetë numri i policëve të lënduar në protestën para Kuvendit

Shtatëmbëdhjetë persona, prej të cilëve dhjetë policë janë lënduar në protestat e mbrëmshme të dhunshme para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Baby Boo

MPB sot kumtoi se janë arrestuar 26 persona, të cilët kanë pasur sjellje të dhunshme, e kanë shtyrë rrethojën mbrojtëse, kanë hedhur gurë dhe mjete piroteknike ndaj Kuvendit dhe kordonit policor dhe janë munduar me dhunë  të hyjnë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

“Rreth orës 21:30 rreth 50 demonstrues, duke lëvizur në grup janë nisur drejt sheshit ‘Maqedonia’ dhe me dhunë kanë hyrë në dy objekte hotelierike, ku kanë thyer një pjesë të inventarit dhe kanë shkaktuar panikë dhe frikë te mysafirët e pranishëm, ndërsa në një objekt demonstruesit ndaj mysafirëve kanë hedhur gaz lotsjellës. Në afërsi të hotelit “Holidej In”, është djegur një furgon “Fiat”, ndërsa zjarri është shuar nga ana e Brigadës për mbrojtje të zjarrëfikësve”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Në lidhje me gazetarin e portalit “Infomaks”, MPB kumtoi se ai ka refuzuar të legjitimohet dhe ka shfaqur rezistencë aktive. MPB njofton se sipas procedurave, personi është dërguar në stacionin policor dhe pas konfirmimit të identitetit të tij menjëherë është lëshuar.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te gazetarët dhe xhiruesit të cilët i kryejnë detyrat e tyre të punës gjatë raportimit ta respektojnë kodeksin etik të sjelljes dhe me procedurat e tyre të mos i pengojnë  personat zyrtar në kryerjen e detyrave të tyre, gjatë mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike.

Nga MPB përkujtojnë se muajin e fundit në bashkëpunim me OSBE-në dhe SHGM kanë mbajtur shumë punëtori në disa qytete, në disa kanë marrë  pjesë  gazetarë dhe të punësuar në MPB me qëllim që të shmangen mosmarrëveshjet, mes tjerash, edhe në tubime të tilla publike.

Ministria e Punëve të Brendshme potencon se e respekton të drejtën e protestës së qetë, por nuk do të lejojë përdorim të  forcës ndaj policisë dhe hyrjes së dhunshme në institucione, si dhe prishjen e rendit dhe qetësisë publike. Apelojnë në mënyra demokratike shprehje të mendimit publik.

Restorant Lumare