Arrin mbi 2 milion numri i të infektuarve nga CoVid-19 në të gjithë botën


Rritet numri i të infektuarve në të gjithë botën nga CoVid-19 duke kaluar shifrën e 2 milionë njerëzve.

2 000 066 persona janë tashmë të infektuar sipas të dhënave zyrtare, ndërsa 126 754 vetë kanë vdekur nga virusi.

Ndërsa të shëruar deri më tani janë 484 597 persona. Shteti me më shumë të infektuar dhe të vdekur në shkallë botërore është SHBA, me 614 246 të infektuar dhe 26 064 viktima.

Më pas vjen Spanja, me 174 060 të infektuar dhe 18 255 viktima, e më tej Italia, Franca, Gjermania etj.

Baby Boo