Arrijnë në Gjykatë tre të dyshuarit për sulmin ndaj Valon Sylës


Tre të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla janë sjellë në Pallatin e Drejtësisë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’.

Ata të mërkurën për sulmin ndaj Sylës, që ndodhi të martën mbrëma në Prishtinë. Të dyshuarit janë L.D, K.H dhe O.H, ku dy nga ta raportohet se janë vëllezër mes vete.

Ndaj tre personave që janë të dyshuar për sulmin, rëndohet akuza e kryerjes së veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” si dhe ceket fakti se rasti po hetohet nga Drejtoria Kundër Terrorizmit.

Baby Boo