Arrijnë mbi 5000 teste Covid ndihmë nga Kina

Sot në aeroportin e Shkupit arriti ndihma nga Republika Popullore e Kinës. Me këtë rast, zëvendëskryeministri i Qeverisë për çështje evropiane dhe koordinator kombëtar për menaxhim me ndihmën e huaj në vend, Bujar Osmani dhe ambasadori kinez, Zhang Zuo, realizuan video konferencë në të cilën dërguan mesazhe edhe deri tek publiku.

“Në Aeroportin e Shkupit sot arritën mbi pesëmijë teste COVID të cilat i kemi më se të domosdoshme dhe furnizimi me të cilat është i kufizuar, si dhe pajisje mbrojtëse tejet të rëndësishme, siç janë rrobat mbrojtëse, maskat, kapelat mbrojtëse etj” – theksoi Osmani, me ç’rast shprehi mirënjohje të madhe ndaj Republikës Popullore të Kinës, dhe deri tek ambasadori Zhang Zuo, për angazhimin e madh për sigurimin e kësaj ndihme.

Baby Boo