Arrijnë 200 pajisje për identifikim biometrik


Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kanë arritur 200 pajisjet e para për identifikim biometrik të votuesve që do të shfrytëzohen në zgjedhjet lokale. Kreu i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, njoftoi se në 45 ditët e ardhshme me këto pajisje do të bëhet trajnimi i anëtareve të këshillave zgjedhorë. Të tjerat do të arrijnë në periudhën në vijim. Gjithsej pritet të jenë 4 mijë aparate, përfshirë edhe softuerin. Kompania gjermane “Dermalog” me të cilën KSHZ-ja nënshkroi marrëveshje në vlerë prej 11 milion eurove, përveç shpërndarjes së terminaleve për leximin e gjurmëve të gishtërinjve, do të kujdeset për sistemin për funksionimin e tyre si dhe mirëmbajtjen në katër vitet e ardhshme ose katër cikle zgjedhore.

“Këto aparate do të na shërbejnë për trajnim në një muaj e gjysmë, ku duhet të trajnohen këshillat zgjedhorë, fillimisht do të duhet të trajnohen trajnerët e këtyre këshillave zgjedhorë, andaj këtë këto do të jenë më të dhëna fiktive të personave që janë prezent aty, që të provojnë se si duhet të punohet me to, që të jenë të gatshëm në ditën e votimit. Katër dërgesa e radhës me nga 950 aparate, në fazën e tretë do të jetë edhe serveri, gjegjësisht softueri”, theksoi Aleksandar Dashtevski – kryetar i KSHZ-së.

Baby Boo