Arrihet marrëveshje për pagat, autobusët fillojnë të qarkullojnë në terren


Është arritur marrëveshje për pagat e punëtorëve të Ndërmarrjes qarkulluese publike dhe autobusët e NQP-së tashmë do të fillojnë të qarkullojnë, ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së NQP-së, Miço Stojanovski.

“Transferimi i parave është bërë. Paga do të shpërndahet nesër. Autobusët fillojnë të qarkullojnë”, tha Stojanovski. Informacioni është përcjellë nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, me të cilën kanë pasur takim para gjysmë ore.

Edhe nga Qyteti i Shkupit përmes një komunikate për media kanë konfirmuar se është gjetur zgjidhja. I kanë bërë thirrje menaxhmentit të kompanisë që të japë dorëheqje dhe i kanë ftuar Qeverinë dhe komunat që sa më shpejt t’i paguajnë borxhet ndaj NQP-së.

“NQP vazhdon me funksionimin normal, pasi që Qyteti i Shkupit gjeti zgjidhje për krizën e shkaktuar artificialisht në kompani. I bëjmë thirrje menaxhmentit të kompanisë, në formën e Bordit drejtues, të dorëzojë menjëherë dorëheqje të parevokueshme nga detyra për shkak të menaxhimit joadekuat të kompanisë, duke nxitur dhe shkaktuar kaos. Pagat e NQP janë siguruar. Ndërkohë, mbetemi në kërkesën që Qeveria dhe komunat t’i shlyejnë sa më shpejt borxhet e grumbulluara në miliona”, thuhet në komunikatën e Qytetit të Shkupit.

Baby Boo