Arrestohet një serb në Maqedoni, 12 emigrantë janë gjetur në veturën e tij


Më datë 14.11.2023 rreth orës 17:50 në autostradën “Miqësia” në segmentin Tabanovcë-Kumanovë, zyrtarët policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare Sopot e kanë privuar nga liria M.M.(34) nga Republika e Serbisë.

12 emigrantë nga Nepali janë gjetur në një “Volkswagen Passat” me targat e një automjeti tjetër, të cilin ai drejtonte.

M.M. i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës, njofton MPB.

Baby Boo