Arrestohet trajneri i kombëtares shqiptare


Policia e shtetit gjatë një operacioni, te koduar “Oazi” ka arrestuar 11 persona që bënin pjesë në grupin e Bajrajve të Shkodrës, ku 2 prej tyre janë trajneri i kombëtares së femrave, Armir Grima dhe portieri i Tërbuni, Fabiol Rexhepin.

Në fakt, nuk është bërë e qartë pse është arrestuar edhe Grima, por sipas njoftimit të policisë motivi ishte ” organizim i lotarive sportive të palejuara”.

Në fakt, Supersport ofron një version tjetër, sepse Grima është përfshirë nën hetim për shkak të telefonatave të regjistruara në lidhje me një ndeshje të luajtur në muajin maj, Vllaznia B-Tërbuni. Ishte një finale mbijetese dhe tek Tërbuni luanin shumë shkodranë, mes të cilëve edhe portieri Fabiol Rexhepi, edhe ky i arrestuar sot.

Nuk dihet qartë roli i Grimës apo Rexhepit, pasi pritet komunikimi zyrtar i policisë dhe detaje të telefonatave në fjalë, por pikërisht ndeshja në fjalë, fituar 2-1 nga Vllaznia, është nën hetim.

Baby Boo