Arrestohet tetovari pasi u soll keq me policinë

ilustrim

Gjatë ditës së djeshme, policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë kanë arrestuar I.L. (36 vjeç) nga Tetova pasi i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve.

“Pjesëtarët e policisë të SPB- Tetovë dje (06- shkurt) rreth orës 14:15 në rrugën “Iliria” në Tetovë, kanë arrestuar 36-vjeçarin I.L. nga Tetova, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe ka refuzuar urdhrin derisa pjesëtarët e policisë kanë qenë duke ndërmarrë veprime zyrtare. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar, pas së cilës do të përgatitet parashtresa përkatëse”, qëndron në kumtesën e SPB Tetovë.

Baby Boo