Arrestohet tetovari, e kishte rrahur gruan dhe nënën e saj


Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmë (26-shkurt) në ora 21.45 kanë privuar nga liria 22-vjeçarin B.I. nga një fshat i Tetovës i cili është raportuar nga gruaja e tij 21-vjeçare nga një fshat tjetër i Tetovës se të njëjtën ditë rreth orës 07:30, por edhe disa herë më parë, në shtëpinë e tyre familjare e kishte sulmuar fizikisht atë dhe nënën e saj 39-vjeçare. Ai është mbajt në Stacionin Policor të Tetovës për pastrim të plotë dhe dokumentim të çështjes, pas së cilës do të përgatitet parashtresë përkatëse. Pa Censurë

Baby Boo